Brexit, BE e zhgënjyer me Londrën

Kur mbeten pak muaj nga afati për kompromisinrreth një divorci final pas Breksitit, Brukseli thotë se ende nuk po gjen dotpika të përbashkëta për raportet dypalëshe me Britaninë e Madhe.

Bashkimi Europian ka shprehur zhgënjim përprogresin e negociatave me Britaninë e Madhe për të arritur marrëveshjetregtare para ndarjes përfundimtare të vendit me unionin.

Pas përfundimit të raundit të shtatë tëtakimeve dypalëshe, Mishel Barnie, kryenegociatori i Brukselit, akuzoi tëpremten palën angleze se i mungon dëshira për kompromis.

Britania u shkëput nga BE-ja në muajin janarpas 47 viteve anëtarësim, dhe tani është në mesin e periudhës tranzitore11-mujore duke mbetur ende subjekt i rregullave të bllokut.

Kjo kohë po shfrytëzohet për të arritur marrëveshjetë ardhshme për tregti të lirë dhe për të sqaruar raportet politike mes dyaleatëve.

"Ataqë shpresonin për avancim të shpejtë të negociatave këtë javë do jenë zhgënjyer.Edhe unë jam i shqetësuar dhe i habitur. Shpesh këtë javë na u duk sikur bëmë mëshumë hapa pas sesa përpara. Marrëveshja nuk ka për t'u arritur lehtë."

Bisedimet Britani-BE për një pakt të ritregtar nuk po mund të kapërcejnë një kërkesë të përsëritur të Brukselit për tëpasur të drejta peshkimi në zonën e gjerë ekskluzive detare të Britanisë, dhese bizneset angleze duhet të ndjekin rregulloret e BE-së për t'i penguar që tëkonkurrojnë në mënyrë agresive firmat europiane.

Kryeministri i vendit, Boris Xhonson, ndërkohë,refuzon ta shtyjë periudhën tranzitore të Breksitit përtej fundit të këtijviti.

Pa marrëveshjen e re, nga viti 2021 Britaniado detyrohej të kryente tregti me BE-në në bazë të kushteve të Organizatës Botëroretë Tregtisë.

Duke folur nga Brukseli, diplomati Barnie thase ai e mirëkupton qeverinë britanike se po përpiqet të ruajë sovranitetin dheautonominë rregullatore, porse në marrëveshjet ndërkombëtare është gjithmonë edomosdoshme që palët të lëshojnë dhe të gjejnë pika të përbashkëta.

Sipas Londrës, bisedimet po i bën vështirësonvetë Bashkimi Europian me këmbënguljen e vet.