Irani prezanton raketat e reja

Irani ka demonstruar armën më të re balistikedhe një tjetër predhë të tipit kruz duke shpërfillur apelin e Uashingtonit përt'i dhënë fund programeve raketore dhe bërthamore.

Mësohet se raketa më e madhe ka aftësinë tagodasë objektivin në distancë 1,400 kilometra pa u diktuar nga sistemetantiraketore, ndërsa raketa kruz arrin largësinë 1 mijë kilometra.

Të dy raketat balistike kanë edhe një kuptimsimbolik, pasi mbajnë emrat e ish-gjeneralit, Kasem Sulejmani, dhe të udhëheqësittë milicisë irakiane, Abu Mahdi al-Muhandis, dy figura të larta të ekzekutuaranë muajin janar me një dron nga Amerika me pretekstin e luftës ndaj terroristëve.

Ngjarja e janarit për pak nuk përshkallëzoi nëkonflikt të hapur ushtarak.

"Raketat,e veçanërisht raketat kruz, janë shumë të rëndësishme për ne. Fakti që e kemirritur rrezen e tyre të veprimit nga 300 km në 1 mijë kilometra në më pak se dyvite, është një arritje e madhe. Programet tona ushtarake dhe raketore kanë qëllimmbrojtjen," deklaroi presidenti iranian Hasan Ruhani.

Po të enjten, Teherani zbuloi gjeneratën e katërttë motorëve turbo që shfrytëzohen për dronët dhe linjën e re të prodhimit tëmotorëve reaktivë për avionët e vet luftarakë.

Të gjitha zhvillimet vijnë në kohën kurUashingtoni planifikon të zgjerojë sanksionet ekonomike ndaj republikësislamike.

Rezoluta e SHBA-së për ta zgjatur embargon earmëve kundër vendit u refuzua javën e kaluar nga Këshilli i Sigurimit iKombeve të Bashkuara, por presidenti Donald Trump nuk do të tërhiqet.

"Sotkam udhëzuar Sekretarin e Shtetit, Majk Pompeo, të njoftojë Këshillin seSHBA-ja synon të rikthejë thuajse të gjitha sanksionet e mëparshme kundërIranit që janë pezulluar nga OKB-ja. Sanksionet tona të ashpra kanë bërë qëIrani të mos ketë më aq para sa t'i japë botës, terroristëve, Al-Kaedës dhe grupevetë tjera që financonin. Do kemi paqe në Lindjen e Mesme."

Raportet mes Uashingtonit dhe Teheranit janëacaruar nga viti 2018 kur Shtëpia e Bardhë vendosi largimin nga marrëveshjaantiatomike me Iranin, kur u vu re se vendi vazhdonte të mbetej një faktordestabiliteti në rajon dhe nuk pranonte të hiqte dorë nga armatimi bërthamor.