Rusia teston vaksinën “Sputnik V”

Rusia njoftoi ditën e enjte se javën tjetër do të fillojnëprovat klinike të vasksinës të koronavirusit. Më shumë se 40,000 vullnetarë dotë marrin pjesë për testimin e vaksinës të quajtur, "Sputnik V".

“Javën tjetër do të nisë një studim klinik mbi efikasitetindhe sigurinë e vaksinës “Sputnik V” në Rusi”, tha Fondi Sovran rus,bashkëpunëtor në zhvillimin e vaksinës, duke specifikuar se më shumë se 40 000vullnetarë dhe 45 qendra mjekësore do të marrin pjesë në studim"

Presidenti Vladimir Putin tha në fillim të këtij muaji seRusia ishte vendi i parë i cili regjistroi një vaksinë kundër koronavirusit,megjithëse ky njoftim u prit me kujdes nga shkencëtarët e Organizatës Botëroretë Shëndetësisë të cilët thaë se kjo vaksinë ende kishte nevojë për njërishikim të rreptë sigurie.

Vaksina “Sputnik V”, e emërtuar sipas satelitit të parëartificial në histori, është parë me skepticizëm në të gjithë botën, në veçantipër shkak të mungesës së një faze përfundimtare të testimit në kohën eshpalljes së saj.