Zyrtari i OBSH: Nuk ka nevojë për masa shtesë të izolimit në Europë

E gjithë bota po përballet me një numër rritjesh të rasteve të të infektuarve me koronavirus, e kjo për shkak se njerëzit po kthehen nga udhëtimet e pushimeve. Të gjitha vendet po marrin masat e nevojshme për parandalimin e infektimeve.

Së fundmi një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisëthotë se masat e reja të izolimit në vendet europiane nuk janë të nevojshme.

"Ne mund ta menaxhojmë virusin dhe ta mbajmë ekonominëtë funksionojë", tha Hans Kluge, kreu i degës evropiane të OBSH-së.

Italia, Franca, Spanja dhe Gjermania janë ndër vendet kuështë shënuar rritje numrit të rasteve të të infektuarëve me Covid-19.

Italia regjistroi 845 raste të reja më 20 gusht, numri më ilartë i rasteve ditore që nga muaji maj. Franca raportoi 4.700 raste, ndërsaGjermania raportoi 1,707 raste, numri më i lartë që nga muaji prill.

Sidoqoftë, numri i rasteve të reja në Shtetet e Bashkuaraështë akoma shumë më i lartë se në Evropë.

Autoritetet raportuan për 46.000 raste të reja, duke e çuarnumrin e përgjithshëm të të infektuarve në 5,575,323.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins me seli nëSHBA, në gjithë botën numri i të infektuarve ka arritur në mbi 22 milionë.