Ulërima dhe dhimbje,video nga momenti kur u helmua kritiku i Putin në avion

Kritiku dhe rivali i madh i Putin, Alexei Navalny ndodhet pavetëdije në spital pasi dyshohet të jetë helmuar.

Ka qenë zëdhënesja e tij, Kira Yarmysh që ka dhënë lajminnëpërmjet një postimi në Twitter.

Ajo tha se ata dyshojnë se Z.Navalny është helmuar nga diçka qëishte përzier në çajin e tij.

Në një video të publikuar nga “Daily Mail” dëgjohet Navalny dukebërtitur nga dhimbjet pasi ka pirë çajin. Ndërkohë, shihet stafi mjekësor qëvrapon për t’i dhënë ndihmë.

Z. Navalny është një kritik Presidentit Vladimir Putin. Në qershor ai përshkroi një votim për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”. Reformat lejojnë zotin Putin të shërbejë dy mandate të tjera.