Kaliforni: Mijëra vetëtima dhe qindra vatra zjarri
Mijëra vetëtimat që kanë goditur Kaliforninë nëditët e fundit e kanë përhapur më tej vatrën e zjarreve në shtetin amerikan, duke e vështirësuar luftëne zjarrfikësve.
Shteti amerikan i Kalifornisë raporton një përkeqësimtë situatës me zjarret duke paralajmëruar një nga sezonet më të vështira ndërvite.
Në rajonin jugperëndimor të SHBA-së, rreth 11mijë shkarkime elektrike nga vetëtimat në tri ditët e fundit provokuan ndezjene mbi 360 vatrave të reja të zjarrit afër San-Franciskos.
Shkatërrimi nga flakët i disa strukturave tëbanimit detyroi evakuimin e mijëra qytetarëve.
Pavarësisht vetëtima të shumta, shpjegonguvernatori i Kalifornisë, Gevin Njusom, sasitë e vogla të reshjeve nuk pondihmojnë në shuarjen e vatrave të ndezura.
"Kurvetëtimat godasin, krijojnë tym dhe me vështirësi dallohet numri total izjarreve të reja në zonat e largëta. Duket se vatrat po zgjerohen dhe më tërrezikshmet mbeten 23 më të mëdhatë që ne i quajmë komplekse zjarri, të cilatdigjen veçmas por brenda një hapësirë të vogël gjeografike."
Gjatë 2020-ës, zjarret në shtetin amerikan kanëdjegur mbi 80 mijë hektarë toka dhe pyje dhe kanë rrënuar afro 280 godina, porfatmirësisht pa lënë pasoja në njerëz.
Një vazhdën e një vale të nxehti që po përshkon vendin nga e java e kaluar, mesditën e së dielës termometri shënoi edhe vlerën më të lartë në histori.
Temperatura 54,4 gradë Celsius u arrit nëterritorin e shkretuar të Kalifornisë të njohur si Lugina e Vdekjes, dukeregjistruar një rekord të ri botëror.