OBSH: Pas lehtësimit të masave, Evropa po regjistron 26 mijë raste me Covid-19 çdo ditë

OBSH deklaron se Evropa ka raportuar më shumë se26,000 raste të reja me Covid-19 në ditë ditë, pas lehtësimit të masavekufizuese të vendosura për të ndaluar përhapjen e sëmundjes.

''Rritja mund të shpjegohet pjesërisht me faktin se autoritetet kanë lehtësuar disa prej kufizimeve dhe njerëzit kanë rënë rojen e tyre," tha shefi i OBSH-së në Evropë Hans Kluge gjatë një konference për shtyp të ditën e sotme (20 gusht).

Kluge tha se Evropa ka aktualiosht  3.9 milion raste me Covid-19, çka përbën 17% të totalit global, shkruan CNN.

Ai u shpreh se rastet e reja janë rritur në mënyrë tëqëndrueshme çdo javë në rajon që kur kufizimet filluan të lehtësohen.

Evropa regjistroi 40,000 raste të tjera në javën eparë të gushtit në krahasim me javën e parë të qershorit, kur rastet ishin nënivelin e tyre më të ulët, shtoi ai.