Navalny, Spitali Rus ndalon transportimin në Gjermani
Lideri i opozitës Ruse, Alexei Navalny pritet të zhvendosetnga Siberia drejt Berlinit për një trajtim më të specializuar.
Mirëpo mjeku kryesor në spitalin ku ai po mjekohet thotë se ainuk mund të zhvendoset pasi gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.
"Gjendja e tij është e paqëndrueshme", ka shkruarnë rrjetin social Twitter zëdhënësja Yarmysh.
Gjithashtu ajo ka shtuar se ndalimi i transportimit tëAleksei është një kërcënim i drejtpërdrejtë për jetën e tij.
"Është vdekjeprurëse të qëndrosh në spitalin Omsk papajisje ose diagnozë"- shton ajo.
Si Gjermania ashtu dhe Franca kanë thënë se janë të lumtur qëtë ndihmojnë në trajtimin e tij. Kancelarja gjermane, Angela Merkel tha se aido të marrë të gjithë ndihmën e nevojshme.
Një zëdhënës i Putinit kishtë thënë ditën e enjte se do tëndihmojnë në lëvizjen e z. Navalny jashtë vendit nëse është e nevojshme dhe iuroi atij shërim të shpejtë.
Z. Navalny u sëmur gjatë një fluturimi nga Tomsk për në Moskë dhe avioni i tij bëri një ulje emergjente në Omsk, Siberi.
