Gjermania regjistron numrin më të lartë të të infektuarëve me Covid-19 që prej muajit prill

Gjermania ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit karegjistruar 1.707 raste të reja me Covid-19, shifër e cila është më e larta qëprej muajit prill.

Janë regjistruar gjithashtu dhjetë përsona të vdekur, duke eçuar shifrën totale të viktimave në 9.253.

Të dhënat e fundit të Institutit të Robert Koch në Gjermani,kanë çuar në 228,621 numrin e të infektuarëve në këtë shtet që prej fillimit tëpandemisë.

Autoritetet kanë thënë se fajtorët kryesorë të kësaj rritjejanë kthimet nga pushimet, organizimet dhe festat e tjera familjare.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë ditën e martë senuk do të mund të ketë lehtësim të masave për momentin. Ajo gjithashtu u ka bërëthirje të gjithë gjermanëve që të kujdesen për higjenën e tyre.

Që prej fillimit të pandemisë, Gjermania ka qenë një ndërvendet të cilat e ka menaxhuar më së miri situatën e pademisë.