Obama: Trump, i paaftë për president, nuk mësohet dot me zyrën e presidentit, pasojat i shohim
Në Amerikë po ashpërsohet retorika politike nëprag të zgjedhjeve presidenciale, dhe ish-presidenti Barak Obama ka shprehurdyshimet e tij për aftësitë e presidentit Donald Trump.
Ish-presidenti amerikan, Barak Obama, e kakrahasuar pasardhësin e tij, Donald Trump, me diktatorët, duke e cilësuar njënjeri të paaftë për të mbajtur postin më të lartë të shtetit.
59-vjeçari Obama që udhëhoqi SHBA-në për tetëvite me radhë tha të mërkurën se presidenti Trump po e trajton Shtëpinë e Bardhësi një cirk ku luan me gënjeshtrat dhe teoritë konspirative.
Për të treguar se kryeshtetarit republikan nuki interesojnë amerikanët e thjeshtë, ai kujtoi masat e vonuara përgjatë muajvetë pandemisë dhe humbjen e mbi 170 mijë jetëve e miliona vendeve të punës, ndërkohëqë njerëzit e presidentit vazhduan të pasurohen në kurriz të qytetarëve.
"Për rreth katër vite tashmë, ai nukshfaqur interes për të bërë detyrën që i takon, për të gjetur gjuhën e përbashkët,për ta përdorur pushtetin që ka për të ndihmuar të tjerët, jo veten dhe miqtë,dhe e përdor presidencën si shfaqje personale televizive se vdes për të pasur vëmendjen.Donald Trump nuk mësohet dot me detyrën sepse nuk mundet, dhe pasojat po ishohim."
Teksa ngelen më pak se tre muaj nga zgjedhjetpresidenciale të nëntorit, ish-presidenti i parë me ngjyrë i Amerikës ftoiamerikanët ta shprehinë zemërimin e tyre kundër Trumpit duke i dhënëshansin rivalit demokrat, Xho Bajden, si mundësia e vetme për ta mbajturgjallë demokracinë.
Bajdeni shërbeu përgjatë dy mandateve tëadministratës së Obamës, dhe presidenti Trump të mërkurën shfrytëzoi pikërishtkëtë fakt për t'i sulmuar të dy kundërshtarët politikisht.
"Kur shoh si ishim dhe ku kemi arritur,shoh sa president i kotë ka qenë Obama, sa joefektiv. Mos harroni se deri parase të vinte virusi kinez, ne kishim ekonominë më të shkëlqyer në historinë ebotës, dhe do ta ribëjmë sërish. Presidentit Obama dhe Xho Bajdeni janëarsyeja pse ndodhem unë këtu, sepse po të punonin mirë ata, këtu nuk do të ishaunë."
Komentet e ish-presidentit Obama një ditë mëparë erdhën në kuadër të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Në ditën e tretë, figura të tjera tëlarta ashpërsuan retorikën ndaj administratës aktuale dhe folën për të ardhmene vendit me në krye Bajdenin dhe kandidaten e tij për zëvendëspresidente,Kamala Harris.
Dyshja Bajden dhe Harris synon presidencënamerikane më 3 nëntor dhe sondazhet tregojnë se ata vazhdojnë të ruajnëavantazhin me gati 8 pikë përballë rivalit Trump.