Mbretëria e Bashkuar zgjeron listën e karantinës së detyruar, shteti i ri që i'u bashkëngjit Spanjës dhe Francës
Masat e vendosjes së karantinës për të gjithë qytetarët qëudhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar, pritet të aplikohen edhe për Kroacinë.
Gjatë një takimi që do të zhvillohet në Londër ditën esotme, pritet që ministrat të diskutojnë çdo ndryshim të bërë në listën e Mbretërisësë Bashkuar në lidhje me kufijtë.
Nëse Kroacia futet në listën e kuqe të Britanisë, atëherënjerëzit që udhëtojnë drejt Britanisë së Madhe do të detyrohen të izolohen për14 ditë.
Javën e fundit Britania ka vendosur këtë rregull për Spanjën,Francën, Maltën duke bërë që një turmë turistësh të cilët kishin plan të udhëtonindrejt këtyre vendeve të kthehen në shtëpi.
Ditët e fundit Kroacia është përballur me një rritje tëkonsiderueshme të rasteve me Covid-19. Vetëm ditën e djeshme u shënuan 219raste pozitivë, përfshirë edhe një lojtar të kampionatit të futbollit kroat,Dinamo Zagreb.