Covid-19/ Indi, 70 mijë të infektuar 24 orët e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 15:48
India raporton shifra të frikshme rreth të infektuarve me koronavirusin e ri, Covid-19.
Sipas autoriteteve shëndetësore në Indi, në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 69, 652 persona.
Bilanci i të infektuarve është 2.84 milionë ndërsa 977 persona të tjerë humbën jetën, në total 53,866 viktima.