Rifillimi i shkollave në shtator, sa të sigurt janë fëmijët? Pediatërit të shqetësuar ngrejnë alarm
Rikthimi i fëmijëve në shkollë në shtator i ka shqetësuar pediatërit francezë. Ata nuk janë dakort pasi e gjithë bota po përballet me një rritje të numrit të rasteve të së infektuarëve me koronavirus.
"Ne jemi të shqetësuar për organizimin e fillimit tëvitit të ri shkollor pasi nuk jemi të sigurtë se sa të mbrojtur do të jenë fëmijët"- u shprehën pediatërit në një letër të hapur.
Rritja e rasteve e bën situatën tepër të ndërlikuar dhe kërkonnjë kujdes më të madh.
Muajin e kaluar, udhëzimet e ministrisë iu dërguan të gjithashkollave duke thënë se distancimi social nuk do të kishte më nevojë tëaplikohej në ambientet e jashtme.
Edhe pse fëmijët duket se janë më pak të prekur nga virusi, ende nuk është e qartë se sangjitëse mund të jetë nëse janë të infektuar, por janë asimptomatikë, thonëekspertët mjekësorë.
Gjithashtu ata i bëjnë dhe një thirje të gjithë prindërve qëtë vaksinojnë fëmijët e tyre për gripin, në mënyrë që të ulin presionin nësistemin shëndetësor gjatë sezonit të dimrit.