Pekin, jo me detyrim maskat

Kina nuk po raporton asnjë rast të ri tëinfeksionit brenda vendit, por vetëm raste të izoluara nga personat që kthehennga jashtë. Situata e mirë epidemiologjike në vend ka bërë që të hiqet detyrimipër maskat në rrugët e kryeqytetit. 

Autoritetet e shëndetësisë në kryeqytetinkinez nuk do aplikojnë më detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet ejashtme.

Pasi u pezullua si masë në muajin prill,rregulli u rikthye në qershor me përhapjen e vatrave të reja në pikat tregtaretë qytetit.

Por prej gati dy javësh, Pekini nuk raportuarasnjë person të ri bartës të koronavirusit ndërsa infeksioni lokal ështëarritur të kontrollohet.

Politika e maskave, vetëkarantinimi në shtëpii personave me simptoma dhe pjesëmarrja në testime masive, sipas ekspertëve,janë faktorët kyç që e kanë përmirësuar situatën.

Të premten, pavarësisht lehtësimit të kufizimeve, një pjesë e madhe e këmbësorëve në Pekin treguan se do vazhdojnë të mbajnë maskat, shpeshherë edhe prej trysnisë shoqërore.

"Sekur do ta heq maskën, nuk e them dot, por në zonat publike me shumë njerëz përqark,maskën do e mbaj sepse më jep njëfarë sigurie."

"Unëmendoj se mund ta heq maskën në çdo kohë, por do shoh a e pranojnë të tjerët. Sepsekam frikë se njerëzit do frikësoheshin po të më shihnin pa maskë."

"Tanimaska është normë për këdo. Kur dalim me fëmijët në park, mund ta heqim, por nëmarkete, në autobusë, maskat duhen mbajtur, edhe pse pandemia është drejtfundit."

Kina të premten raportoi 22 raste të reja mekovidin-19, të gjitha të importuara nga jashtë ndërkohë që vendi u ka mbyllurkufijtë shumicës së shtetasve të huaj.

Në total, rreth 80 mijë persona e kanë mundursëmundjen vdekjeprurëse, ndërsa të paktën 4,600 veta nuk i kanë mbijetuarinfeksionit që u përhap fundvitin e kaluar nga qyteti i Uhanit.

Vendi nuk po lë pas as përpjekjet përzhvillimin e një vaksine që do i jepte realisht zgjidhje situatës.

Faza e tretë dhe e fundit e testimit te njerëzitnë botë nisi të enjten me Perunë.

"Vaksinat përdoren për qëllime parandalimi nga njerëzit e shëndetshëm. Vaksinat kineze do të jenë në dispozicionin për publikun e gjerë në mbarë botën dhe jo shumë të kushtueshme. Dy injeksione në harkun e 28 ditëve do të jepnin efektin më të mirë, përsa i përket shtimit të shpejtë të antitrupave në organizëm," tregojnë shkencëtarët kinezë, teksa përgatiten për prodhimin e rreth 200 milionë dozave çdo vit.