Rriten rastet me koronavirus, Seul ndalon grumbullimin e më shumë se 10 personave

Autoritetet në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, kanëndaluar grumbullimin e më shumë se 10 personave. Ky vendim është marrë pasrasteve të shtuara të së infektuarëve me koronavirus.

Masa do të hyjë në fuqi ditën e premte dhe do të mbetet nëfuqi deri në fund të muajit.

Vatra aktive së fundmi ka qenë në një kishë dhe më pas ështëpërhapur në mbi 100 objekte të tjera në Seul.

Kisha konservatore Sarang Jeil, janë kundër këtij vendimi tëqeverisë. Ata thonë se po sulmohen padrejtësisht dhe disa prej tyre po refuzojnëtë bëjnë tamponin e Covid-19.