Propozimi: Testet e covidit falas për fëmijët, mësuesit dhe prindërit

Në një intervistë për Ora News, pedagogiaMajlinda Keta u shpreh se për fillimin e vitit të ri shkollor duhet të ketësiguri për fëmijët.

Keta tha se kjo kërkon një makrokoordinim, qësipas Ketës nuk po shihet akoma publikisht nëpër institucione.

Sipas Ketës, nuk duhet të mjaftohet vetëm nëprotokollet e sigurisë në letër, por duhet informacion i detajuar për çdo shkollë.

MajlindaKeta: Duhet tëjapim siguri për fëmijët, por nga ana tjetër çdo gjë të jetë rast pas rasti. Tëprishet uniformiteti nga shkolla në shkollë, qyteti në qytet dhe publik privat.Kjo kërkon një makrokorordinim, që unë e vlerësoj që ende nuk po shihetpublikisht. Protokolli shëndetësor nuk i takon ministres së arsimit, por asaj tëshëndetësor. Pra duke menduar se do të ketë maskë dhe matje temperatura, kjo ështëshumë minimale. Ne na duhen informacione të detajuara për çdo shkollë. Të renduaritvetëm pas protokollit në letër të në vendi se si do të veprohet, Shqipëria kështudo t’i ngjajë një rasti që qyteti nuk do t’i ngjajë qytetit dhe do të kemi qasjetë ndryshme për gatishmëritë. Tirana duhet të fillojë me shkollat që i lejojnë këtoprocese.

Ky është një proces i gjatë që do të përfshijë gjithë vitin shkollor. Mund të kalohen në disa momente nga bangat te mësimi online. Përpos ministrisë së Arsimit duhet të përfshihen edhe një sërë institucionesh të tjera. Ndërkohë asnjë nga sindikatat e Arsimit nuk ka folur për këtë çështje. Ka ardhur koha që para se të fillojë ky proces qeveria t’u sigurojë teste falas fëmijëve, prindërve dhe mësuesve. Këto të dhëna duhet të ruhen me fanatizëm dhe të përpunohen, duke u azhurnuar.

Keta shtoi se duhet e përgatitje edhe meplatformat dixhitale dhe bashkërendim me mësuesit mbështetës.

MajlindaKeta: Në shkollattona nuk janë përgatitur mësuesit që përdorin platformat digjitale online. Po ashtu,nuk kemi një zyrtarizim të platformave digjitale që përdoren. Nëse kaluam njëmbyllje 3-mujore, nuk mund të nisim një vit shkollor me këtë larmitet çka do tëprekte dijen në shkolla. Ministria e Arsimit duhet të ketë marrë masa edhe nëraport me sjelljet institucionale, duke marrë shembull nga vendet e tjera. Situatakërkon edhe mësues mbështetës, sepse do të ketë një strapacim të mësuesve. Kemifakultet të mësuesisë dhe mësues në pritshmëri. Duhet që të gjitha këto forca tëbashkërendojnë duke u futur në një sistem trajnimi për sjelljet që kërkohen nganjë mësues.

Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti A.Kurti