Rama: Disa shqipe po vrerosen pse nuk ka shkuar në Minsk, Shqipëria po bën më të mirën
Përmes një postimi në Twitter kryeministri Ramaka reaguar në lidhje me komentet e vizitës së tij së munguar në Minsk tëBjellorusisë.
Rama shkruan se atje nuk shkohet për selfie nëprotestë, por për të komunikuar me qeverinë dhe opozitën.
Rama shton se komunikimet po vazhdojnë dhe se Shqipëriapo bën më të mirën së bashku me Suedinë.
Rama: Disa shqipe të politikës sëmadhe që fluturojnë lart, po vrerosen pse nuk kam shkuar në Minsk dhe ia paskamhumbur një shans Shqipërisë! Në Minsk OSBE nuk shkon për selfie në protestë, popër të komunikuar me qeverinë dhe opozitën, çka kërkon aprovimin e të dyjapalëve.
Unë jamkrenar për faktin se me gjithë kohën e mallkuar të pandemisë, lidershipi ynë iOSBE ka kryer me sukses punën e premtuar dhe ka fituar respekt e besim ndërkombëtarisht,çka e tregon qartë edhe referimi i BE-së ndaj ofertës së OSBE për Minskun.
Nuk ikemi bërë publike komunikimet e shpeshta të këtyre ditëve me aktorë të nivelevetë larta në BE e jo vetëm, sepse kjo është natyra e punës në këtë fazë, por duat'i siguroj të gjithë të interesuarit për këtë temë se Shqipëria po bën vërtetëmë të mirën, bashkë me Suedinë.