Kuçovë: Lejoi kultivimin e kanabisit në pronë publike, arrestohet kryeplaku i fshatit

Policia evidenton dhe godiet një rast të kultivimit të bimëve narkotike në Kuçovë.

Një 62-vjeçar kryeplak i fshatit Mëndrak,është arrestuar pasi lejoi kultivimin e kanabisit në pronë publike.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë arrestuan në flagrancë shtetasin: Sh.F., 62 vjeç, banues në fshatin Mëndrak, me detyrë kryeplak, pasi dyshohet se ka konsumuar elementët e veprës penale "Shpërdorim detyre", informon policia.

Ndërkohë, në vijim të veprimeve hetimorefilloi proçedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit K.B., 50 vjeç, medetyrë Specialist pyjesh për veprën penale "Shpërdorim detyre" dheG.Z., 50 vjeç, banues në Mëndrak, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale"Kultivimi i bimës narkotike"

Vijon puna intensive për identifikimin dhekapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)