Vuçiç, liderëve të Kosovës: Hiqni dorë, mos u nisni për marrëveshje përfundimtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2020, 14:20
Pas deklaratës së RamushHaradinajt, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka hedhur poshtë mundësinë për njëmarrëveshje finale më 2 shtator në Uashington.
Haradinaj zbuloi se në këtë takim mund të ketë marrëveshje finale me njohje reciproke në kufijtë ekzistues, por Vuçiç i ka bërë apel liderëve të Kosovës që të heqin dorë nga ky mendim.
”Nëse liderët kosovarë nisen për në Uashington për një marrëveshje përfundimtare, unë menjëherë mund t’u them atyre që të heqin dorë”, u shpreh Vuçiç për TV Pink.
Lexo edhe: Haradinaj: Në Uashington, për marrëveshje finale me Serbinë