Të dënuar për vjedhje dhe drogë, do deklarojnë pasurinë 4 korçarë
Operacioni Forca e Ligjit zbarkon në qytetin eKorçës, ku i kërkon deklarimin e pasurisë 4 të dënuarve për vjedhje dhe drogë.
OFL u ka dërguar formularin shtetasve :
• Ilir Hamzallari , banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;
• Arshim Pilinçi., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• Orlind Pilinçi , banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
• Marjus Lako, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special,duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-sëdhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime tëmëtejshme.