Krijohet Këshilli Vendor për Sigurinë Publike në Lezhë, kërkohet bashkëpunim
Këshilli Vendor për Sigurinë Publike është ngritur në Lezhë.
Në mbledhjen e parëtë strukturës këshillimore që si synim ka rritjen e sigurisë publike,kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu kërkoi bashkëpunimin e të gjithëinstitucioneve për të arritur rezultatet e synuara.
Pjerin Ndreu: "Nëse nuk funksionojnë institucionet, nëse investimet publike mungojnë, nëse ndërgjegjësimi qytetar mungon, nëse bashkëpunimi mungon dhe nëse dikush nuk mendon se siguria e tij është çështja e tij pikëspari e pastaj e organeve ligjzbatuese, kjo nuk bëhet"
Policia e Shtetitështë ajo që ka detyrën kryesore por edhe mban barrën kryesore.
Drejtori i PolicisëVendore në Lezhë, Zef Laska pranoi se është e pamundur të prodhojë siguri pabashkëpunim.
Zef Laska: "Do të ishte e pamundur që ne të mendojmë se jemi të vetëm që do të prodhojmë dhe garantojmë sigurinë"
Këshilli Vendor përSigurinë Publike është një forum i përbërë nga të gjithë aktorët vendorë,instutucionet publike, OJFT-të, grupet vendore të interesit dhe qytetarët.