Ujë me minutazh në Kukës
Qyteti i Kukësit po furnizohet me orare shumë të reduktuarame ujë të pijshëm, ndërsa shkak për situatën është bërë rënia e prurjeve dheproblematikat e rrjetit shpërndarës.
Në pjesën më të madhe banorët thonë se uji u shkon meminuta, ndërsa në katet e larta nuk arrin të ngjitet.
"Na vjen shumë pak ujë në shtëpi. Kjo situatë ka që një muaj sepse më përpara kemi pasur ujë"
"Uji në ditë vjen shumë pak, rreth gjysmë ore, madje ka raste që edhe 10 minuta. Dushi nuk mund të furnizohet me ujë", thonë banorët
Kjo situatë i ka rikthyer banorët e qytetit tek bidonat sidhe gjetjen e burimeve ujore për sigurimin ditor të ujit të pijshëm.
"Mbush ujë këtu sepse nuk na vjen në shtëpi. Jam në kat të tretë dhe asnjë pikë ujë nuk vjen, vetëm dy minuta në ditë dhe nuk vjen më", shprehet banorja.
Rënia e prurjeve për shkak të thatësirës, lidhjet epaligjshme dhe defektet në rrjetin shpërndarës jepen si arsye për kufizimin eujit në Kukës nga drejtori i Ujësjellësit Asllan Hoxha.
Ai shprehet se zgjidhja e problematikave do të vijë vetëmnga një ndërhyrje e plotë në rrjet që presin ta nisin së shpejti.
"Vështirësitë janë të mëdha sepse ka shumë ndërhyrje, ka edhe shpërdorime të ujit të pijshëm. Ka edhe drejtues të cilët ndër vite nuk paguajnë ujin e pijshëm e kjo është për të vënë duart në kokë. Shpresojmë dhe besojmë se investimi i ri që do të bëhet 2 milaradë lekë do të rregullojë dhe do të normalizojë furnizimin me ujë të pijshëm, jo vetëm për qytetin e Kukësit"
Ndërkohë një task forcë e posaçme ka prerë qindra lidhje tëpaligjshme të furnizimit me ujë në Kukës.