Në familjen e Enisës: Në mëngjes ikën në plazh, në mbrëmje u kthyen me vajzën në arkivol
Familja ka hapur dyert e mortit për 17 vjeçaren e cila u gjet e mbytur 700-800 metra larg bregut të detit në Velipojë pasditen e 19 gushtit 2020
Dhimbja është e madhe. Në mëngjes ishin nisur, si familje, herët me diell, për në plazh, në mbrëmje vonë u kthyen me vajzën e tyre në arkivol.
Sot pasdite nga banesa në Bathore, do ti jepet lamtumira e fundit Enisa Dodës
Trupi i 17 vjeçares u gjet i pajetë në det, ndërsa 25 vjeçari, Indrit Bajraktari me tëcilin kishte qenë në motor kishte dalë në breg dy orë e gjysmë më vonë pa vajzëndhe pa motorin e ujit.
Familjarët nuk pranojnë të flasin para kamerave kërkojnë privatësi dhe respektim të dhimbjes që ka rënë, e megithatë në bisedat mes tyre e quajnë ngjarjen aksidentale.
Babai i Enisës, Lezan Doda shkroi një mesazh prekës ne facebook për ndarjen nga jeta të vajzës së tij të vogël. "U prefsh në paqe zemra e babit zoti të mori shpejt fizikisht por jo shpirtërisht. Qofsh e xhenetit".
Deshmia e shoqeve: Na u zhduk nga syte- Familjarët thonë se e njinin djalin dhe se në det kishin qenë dhe dy shoqe të Enisës, të cilat kanë pasur edhe ato motorë uji më vete, por në një moment “u është zhdukur nga sytë”
Dëshmitarë thonë se 25 vjecari kur kishte dale nga deti u kishte thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte marrë xhaxhai i saj.
Ndërsa në dëshminë nëPolici, Bajraktari mësohet se ka deklaruar se motori i ujit kishte pësuardefekt dhe ai është nisur në breg por pa sqaruar përse e la adoleshenten në mestë detit dhe nuk njoftoi asnjeri.
Për këto veprime ndajtij janë ngritur tre akuza, ku për momentin nuk përfshihet ajo e vrasjes. Ndajtij rëndojnë akuzat: “Shkaktimii vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e sëvërtetës”
Hetimet vijonë për të zbuluar nëse ngjarja ishte aksidentale apo e qellimshme, ndërsa Policia ka nisur një inspektim për respektimin e rregullave nga subjeketet që ofrojnë me qira mjetet ujore.
Arrestohet Emigranti nga Anglia, zbardhet deshmia
