Kostoja e lartë e arbitrazhit, qeveria me shpresë tek drejtësia private

Pas humbjes së miliona eurove në arbitrazhinndërkombëtar, qeveria shqiptare ka menduar një tjetër skenar për të frenuarsubjekte tregtare që ti drejtohen këtij institucioni. Ekzekutivi synon tëngrejë me ligj Gjykatën e Arbitrazhit në vend. Me projektligjin e sjellë ngaMinistria e Drejtesisë kërkon që mosmarrëveshjet tregtare t’i shqyrtojë në vendme një drejtësi private, për të frenuar subjektet që t’i drejtohen abitrazhitndërkombëtar.

Pas dështimit të shtetit shqiptar me çështjen“Bechetti”, qeveria kërkon të frenojë “eksodin” e çështjeve tregtare drejtarbitrazhit ndërkombëtar. Ministria e Drejtësisë ka menduar që me ligj tëkrijojë Gjykatën e Arbitrazhit në vend për të shqyrtuar mosmarrëveshjet tregtare me palëve dheinstitucioneve.  Sipas nismës, e cilandodhet në fazën e konsultimit publik synohet që me projektligjin “PërArbritrazhin” t’u japë mundësi alternative palëve që për zgjidhjen emosmarrëveshjeve të mos u drejtohen vetëm gjykatave në vend por të ketë njëinstitucion të posaçëm që do të merret me këto çështje të caktuara.

Gjithashtu, ekzekutivi kërkon të bindë grupete interesit që me institucionin e arbitrazhit në Shqipëri do të krijohet njësistem më fleksibël dhe funksional më me pak shpenzime, si dhe mendohet se dotë inkurajohen investimet ndërkombëtare të tregtisë. Por kjo mbetet ende enigmëpasi shpenzimet e këtij procesi do të duhet të rregullohen me akte normative.Por kleçka e këtij projektligji qëndron të apelimi i vendimit të Gjykatës sëArbitrazhit, gjë që nuk ndodh bazuar në modelin e ligjit për abritrazhinndërkombëtar.

Gjykata e Apelit  mund të anulojë vendimet e arbitrazhit, nenky që mund të humbë besimin e palëve për t’u nënshturar një procesi të drejtësisëprivate. Sapo të nisë sesioni parlamentar, qeveria do të depozitojëprojektligjin në Kuvend për t’u nënshtruar edhe seancave dëgjimore dhe më pastë shkojë në Parlament për t’u miratuar. Pas humbjes me çështjen Bechetti, kyprojektligj ka qënë një kërkesë e Edi Ramës, me arsyetimin shmangien e gjykimitndërkombëtar, nga i cili qeveria e tij ka dalë e humbur.