Referendumet, Kume: Jemi pajisur nga KQZ me fletën tip, synojmë mbledhjen e 20 mijë firmave
Shoqëria Civile ka nisur për propozimin eprojektligjit e referendumeve në vend.
Eksperti i çështjeve zgjedhore Kristaq Kume,tha se ky projektligj para shikon që të paktën 20 mijë zgjedhës, të paraqesinnjë projektligj në kuvend për të zhvilluar referendume.
I ftuar në 'Ora News', eksperti u shpreh se KQZ e miratoi kërkesën e tyre dhe janë pajisur me fletën tip, do ka filluar puna për mbledhjen e këtyre firmave.
Kristaq Kume: ‘’Paraqitëm në KQZ draftin e cila parashikon që 20 mijë zgjedhës të Shqipërisë kanë të drejtën për të paraqitur një projektligj në kuvend, si dhe projektligjin për nismat ligjvënëse të miratuar vitin e kaluar. Paraqitëm kërkesën që ky komision të na pajiste me fletën tip për të filluar grumbullimin e firmave të paktën 20 mijë zgjedhësve, dhe të dërgonim në kuvendin e Shqipërisë një projektligj për referendumet.''
''Ndoqëm këtë rrugë, dhe jo atë që është rruga më e thjeshtë, që atë çka kemi hartuar, t’ia jepnim një grupi deputetësh që ta paraqisnin ata, sepse besojmë se nëse do ndiqnim rrugën e dytë, ky projektligj do të humbiste nëpër sirtarët e kuvendit, dhe do të mbeteshim përsëri si në situatat e kaluara. ''
KQZ pasi e shqyrtoi, e miratoi kërkesën tonë, na ka pajisur me fletën tip, dhe do të përdoret nga ne për të mbledhur 20 mijë firma. Jemi në organizim të punës, dhe sipas nesh, nuk duhet të ketë vetëm si qëllim grumbullimin e firmave, por do të ketë edhe një fushatë nxitës, sqaruese për këtë të drejtë kushtetuese.’’
SipasKumes, prej 30 vitesh Shqipëria nuk ka mundur të zhvillojë referendume përshkak të kuadrit aktual ligjor.
Përekspertin, nëse miratohet drafti i hartuar nga shoqëria civile, do të ketëkushte më miqësore për të zhvilluar referendume për probleme, qoftë vendore apoqendrore.
Kristaq Kume: ‘’Ne jemi një shoqëri e cila para 30 vitesh, vendosëm që të qeverisemi sipas rregullave demokratike. Qeverisja demokratike realizohet nëpërmjet dy shtyllave. Së pari, krijimi i të gjitha kushteve në bërjen funksionale të demokracisë, dhe e dyta demokracia e drejtpërdrejtë, mundësia që ka qytetari për tu shprehur për një problem, qoftë vendor apo qëndror. Megjithëse kemi kaluar 30 vjet në përpjekje për tu zhvilluar, e kemi patur të pamundur.''
''Analiza e asaj pse ndodh një gjë e tillë, të shpie në faktin se një ndër faktorët që e ka pamundësuar, është kuadri ligjor aktual. Në kodin zgjedhor kemi një kapitull të veçantë të hartuar në vitin 2003, ku trajtohen procedurat për të realizuar një referendum, dhe këto dispozita deri më sot nuk kanë ndryshuar. Sot jemi në kushtet kur referendume janë zhvilluar vetëm ato që kanë ardhur me urdhër nga sipër, pra referendume kushtetuese, por jo të kërkuara nga qytetarët. Ne vlerësojmë se është e domosdoshme që të ndryshohet kjo situatë ligjore, ndaj morëm përsipër dhe kemi realizuar një draft të ri, i cili nëse miratohet, do kemi kushte më miqësore për të zhvilluar këto iniciativa.’’
Intervistoinë studio Eneida Ndoci, përgatiti për online Renato Çaushi