Tirane: Nga e shtuna trajtimi i pacientëve covid me plazmë, nis dhurimi i gjakut

Plazma konvaleshente është terapia më e re ecila do të nisë të aplikohet nga kjo e shtunë te pacientët me Covid 19.

Procesi i marrjes së gjakus nga pacientët tëcilët e kanë kaluar covidin dhe kanë antitrupa ka nisur të bëhet që sot dhendër ta ka qënë Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës i cili kaloi covid 19 disaditë më parë.

Skënder Brataj: ''Kjo është një iniciativë e cila duhet të përaqfohet nga të gjithë ata që e kanë kaluar Covid, të grumbullohet sa më shumë gjak, me qëllim që të gjithë pacientët e shtruar në spital që do kenë nevojë për transfuzion, ta kenë në dispozicion''.

Por jo të gjithë kanë mundësi të dhurojnë gjak,pavarësisht dëshirës. Zv. drejtorja e bankës së Gjakut Irena Seferi, thotë segratë të cilat kanë kaluar një shtatëzani nuk mund të dhurojnë pavarësisht dëshirës.

Irena Seferi: ''Në këtë rast janë antitrupa të cilët janë vërejtur të japin një reaksion te marrësi, që shkakton një edempulmonare.''

Vetëm një ditë pas prezantimit të projektit“bëhu heroi I dikujt”, nuk kanë munguar vullnetarët të cilët janë paraqitur përtë dhuruar gjak.

Irena Seferi: ''Dje janë bërë 5 dhurime për plazmën konvaleshente.''

Plazma konvaleshente përftohet përmes dhurimittë plotë të gjakut dhe dhurimit vetëm të plazmës, kjo e fundit ende nuk është emundur të realizohet në vendin tonë.

Irena Seferi: ''Në rastin e aferezës, ka një pajisje të posaçme e cila lidhet me dhuruesin, dhe ndërkohë që dhuruesi dhuron gjakun e plotë që kalon në këtë pajisje, aty gjaku centrifugohet. Kjo është një proces implementimi.''

Por si bëhet ndarja e plazmës nga masa e plotëe gjakut.

''Ky është aparat i ndarjes së gjakut në produkte. Është një aparat automatik, ku bëhet ndarja e gjakut në disa produkte.''

Duhet dy ditë që plazma konvalishente të përdoretpër pacientët e prekur me koronavirus. Plazma konvaleshente përftohet ngapersonat të cilat e kanë kaluar më parë koronavirusin dhe kanë krijuarantitrupa të cialt kanë luftuar këtë virus.

Ky produkt i gjakut deri tani është konsideruar efikas nga specialistët për kurimin e personave të infektuar me covid.