Shqipëria, e pesta në Evropë për nivelin e lartë të rritjes së çmimeve

Pavarësisht se rroga minimale në Shqipëriështë 26 mijë lekë të vjetra, vendi ynë renditet i pesti në Evropë për niveline lartë të rritjes së çmimeve.

Sipas të dhënave të INSTAT janë 13 shtete qëkanë shënuar shtrenjtim të mallrave.

Ndikimin kryesor në Shqipëri e kanë dhënëproduktet ushqimore me 4.3% të ndjekura më pas nga transporti me 3.6%.

Të tjera grupe që dhanë një kontribut nërritje, edhe pse më të moderuara, ishin pijet alkoolike dhe duhani.

Megjithatë një rënie e çmimeve ështëregjistruar në muajin korrik, ku duket efekti i mungesës së blerjeve.

Sipas INSTAT gjatë këtij muaji në grupin eushqimeve është regjistruar një zhvlerësim me 2 %.

Indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumitpërfshin shpenzimet e bëra brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare,si dhe shpenzimet e vizitorëve.

Përsa i përket indeksit të çmimeve të konsumit, ky indeks mbulon vetëm shpenzimet private shqiptare të kryera brenda dhe jashtë vendit.