MAS ende pa plan konkret për rinisjen e shkollave, asnjë vendim për klasat
Ndërsa na ndajnë vetëm tre javë nga nisja e shkollave, ministria e arsimit mbetet ende e paqartë se si do të realizohet mësimi. Deri më tani është bërë e ditur vetëm nisja në datën 14 shtator dhe dhënia e librave falas, ndërsa ende nuk ka një udhëzim, apo vendim se si do të ndahen klasat.
Ministria e Arsimit deri më tani shprehet e bindur vetëmme lajmin se shkollat do të nisin të funksionojnë në datën 14 shtator. Burimetkanë bërë të ditur se tashmë mësuesit janë kthyer në instituconet arsimore dukenisur me fazën përgatitore.
Teksa në Ministrinë e Arsimit gjithccka mbetet në terrinformativ edhe pse kanë mbetur vetëm pak ditë kohë për organizimin. Paqartësinuk ka vetëm me ndarjen e turneve, apo me diferencimin e nxënësve që do tëndjekin shkollën nga shtëpia dhe atyre nga klasa.
Gjithçka mbetet enigmë dhe sa i përket teksteve shkollore.Për këtë Ministrja e Arsimit ka deklaruar se librat do të jenë falas deri nëklasën e 7 dhe deri në të 12 për kategoritë e veçanta, me kusht që të kthehen nëfund të vitit arsimor.
Amullia e krijuar ka sjellë dhe reagimin e opozitës.
Grida Duma: ''Nga vetë deklaratat e Ministrisë së Arsimit, vendimi per hapjen e shkollave është marrë pa asnjë pregatitje. Gjithë çfarë Ministria deklaron është që ende po detajojnë një plan. Pra, vetëdeklarojnë se kanë marrë vendimin pa pasur një plan. Vendimi i marrë para hartimit të një plani të mirëmenduar sipas kushteve dhe mundësive me shkollat tona është një rrezik mbarëkombëtar.''
Këtë vit, numri i shkollave publike do të jetë edhe më i reduktuar për shkak të dëmtimeve apo dhe shembjeve për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.
Lexo edhe: Italia hap shkollat më 14 shtator, 11 milionë maska falas në ditë për çdo fëmijë
Rihapja e shkollave, PD: Qeveria nuk ka asnjë plan për sigurinë e shëndetit të fëmijëve