Komisioneri Publik ankimon konfirmimin në detyrë të gjyqtares Gazidedja: Nuk ka nivel besueshmërie
Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin eKolegjit të Posaçëm të Apelit, që konfirmoi në detyrë gjyqtaren në GjykatënAdministrative të Apelit, Alkelina Gazidedja.
Përmes një njoftimi, KP bën me dije se kyvendim është marrë duke u bazuar edhe në rekomandimin e ONM-së, dhe shprehet segjyqtarja nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
KP kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit tëmarrë në shqyrtim me prioritet në kohë këtë ankim, me qëllim parandalimin evendimmarrjeve eventuale nga organe të tjera të inspektimit të zakonshëm, mbiçështjet e transferuara,
Njoftimi i Komisionerit Publik
Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 273, datë 10.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit znj. Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit.
Komisioneri Publik, pasi shqyrtoi vendimin e mësipërm të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), vlerëson se, bazuar në provat dhe faktet e administruara, subjekti i rivlerësimit nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimin në detyrë.
Komisioneri Publik ndan të njëjtin qëndrim me rekomandimin e ONM-së dhe kërkon që Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim me prioritet në kohë këtë ankim, me qëllim parandalimin e vendimmarrjeve eventuale nga organe të tjera të inspektimit të zakonshëm, mbi çështjet e transferuara, që do të mbivendosnin shqyrtimin e tyre nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit brenda procedurës së rivlerësimit dhe, në përfundim të gjykimit në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 273, datë 10.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Alkelina Gazidedja.