Pandemia/ Veliaj, 21 tendera në 45 ditë karantinë

Nga mesi i marsit deri në fund të prillit, sipas njëvëzhgimi të MAPO, rezulton se Bashkia e Tiranës ka zhvilluar rreth 21 tendera,ku mes tyre spikat tenderimi prej 24 milionë lekësh për blerje suveniresh apo16 milionë lekë të tjerë për blerjen e ujit të pijshëm për administratën,megjithëse në varësi të Veliajt është ujësjellësi i Tiranës. Ndërkohë jep dhe300 milionë lekë për “shërbim konsulence” për kullotat  e “Pezës” , “Sheshit” dhe “Kërrabës”, ndërsabuxhetit të shtetit i mungojnë 1.2 miliard euro

Megjithëse kemi qenë në kulmin e pandemisë, Bashkia eTiranës, duket se ka qenë një ndër institucionet që ka zhvilluar më shumëtendera, ndoshta se dhe vetë institucionet që u duhej të përballeshin direkt meCOVID-19. Nga një vëzhgim i kryer nga gazeta MAPO në faqen e Agjencisë sëProkurimeve Publike (APP) ka rezultuar se vetëm në periudhën, gjysma e marsit-fundi i prillit, ky institucion ka zhvilluar të paktën 21 tendera, ku disaprej tyre mund edhe të shmangeshin në këtë periudhë të vështirë. Kështurezulton se kur shqiptarët lanë vendet e punës për shkak të karantinimit,Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj organizonte tender për blerje suveniresh nëvlerën e 2.4 milionë lekëve të rinj apo 24 milionë lekë të vjetër. Tenderi dukeiu referuar buletinit është njoftuar më 17 mars dhe hapur më datë 23 mars. Gjithashtu,në po këtë periudhë, hapet dhe tenderi për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik,me vlerë 9.9 milionë lekë, apo rikonceptimi i këndit të lojërave në Rrugën eElbasanit, me vlerë rreth 30 milionë lekë apo 300 milionë të vjetër. Të tjeratjanë rikonstruksione rrugësh apo dhe blerje uji të pijshëm përadministratën  e Bashkisë në masën 16milionë lekë të vjetër, megjithëse në varësinë e institucionit të Bashkisëështë dhe ndërmarrja e Ujësjellësit që duhet të sigurojë ujë të pijshëm përbanorët e qytetit. Në 45 ditë karantinë, nga Bashkia e Tiranës janë zhvilluartë paktën 21 tendera me vlerë miliona euro. Shumë prej tyre, nuk shfaqnin asnjëemergjencë.

Tenderi

Pandemia shkaktoi një dëm prej gati 1.2 miliard eurosh dhenjë rritje të borxhit me më shumë se 10 përqind, për shkak të karantinimit. Porduket se, nga ana e institucioneve shtetërore vazhdohet të veprohet sikur jeminë kushte normale. Më poshtë vjen një tjetër tender i Bashkisë së Tiranës, mevlerë rreth 30 milionë lekë i zhvilluar në gusht të këtij viti, (300 milionë tëvjetër), ku bëhet fjalë për një “shërbim konsulence” që ka të bëjë me“Hartimine planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominëpyjore “Pezë, “Shesh”, “Kërrabë-Gurrë””. Në fakt tenderi është hapur që më datë2 dhjetor të vitit të kaluar, por fituesi është shpallur tani. Procedurat janëzhvilluar përgjatë pandemisë, dhe në kohën kur Kryeministri Rama, u kërkonteinstitucioneve të anulonin tenderat e panevojshëm. Këto shuma parash shpenzohennë një kohë kur ende shumë familje janë në vështirësi ekonomike për shkak tëhumbjes së vendeve të punës apo dhe atyre që presin nga institucionetrindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Natyrisht, punët e qytetitkërkojnë vazhdimisht tenderime, siç është pastrimi ose ndonjë rrugë nëemergjencë, por mbarështimi i fondit kullosor, për “Pezën”, “Sheshin” apo“Kërrabën”, mund të bëhej dhe në një moment tjetër. Ashtu siç mund të pristedhe blerja e suvenirëve që është bërë në kulmin e pandemisë, rikonceptimi iKopshtit Zoologjik e të tjera me radhë. Këtu nuk po përmendim tenderat eAgjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, të cilat kanë luksin të shpenzojnë jopak, por 6.4 milionë lekë për module lodrash e të tjera si këto. Ky institucionnë faqen zyrtare të internetit del në varësi të Bashkisë Tiranë.

Abuzimet

Ndërkohë ditën e djeshme mediat folën dhe për dy tendera tëtjerë të dyshimtë në një kohë kur buxheti i shtetit ka marrë goditje të fortë.E para bën fjalë për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI),ku drejtoresha e këtij institucioni ka zhvilluar një tender për gjurmimin einspektorëve tatimorë, me vlerë rreth 1.2 milion euro.  Pra, vendosjen e GPS për të parë në kohëreale se ku ndodhen inspektorët e tatimeve. Një tender i pakuptimtë, pasi punae inspektoratit tatimor bëhet e planifikuar dhe në çdo moment, dihet se ku janëdhe ku po kryejnë kontrolle. Një tjetër denoncim u bë dhe për ARRSH, ku nëmedia flitet për një dëm prej gati pesë milionë eurosh në rrugën që të çon nëPorto-Romano në Durrës.

Procedurat

Në fakt pot’i hedhësh një sy me imtësi tenderave të zhvilluara së fundmi, do shohësh se shumë prej tyre bëhen me procedurë “negocim me propozim”. Kjo është një procedurë që përdoret rëndom për rastet e emergjencës, por nuk dihet se përse marrja e një kompanie të ruajtjes fizike të objekteve duhet të zhvillohet me këtë procedurë dhe të përjashtohen kompanitë e tjera, pasi ky është dhe qëllimi i tenderit. Kjo procedurë vihet re më së shumti në blerje karburantesh për institucionet, në blerjet e ushqimeve për kopshtet dhe çerdhet apo në mirëmbajtjen dhe blerjen e pajisjeve dhe produkteve spitalore. Çka do të thotë se, tenderin vazhdon ta mbajë kompania që e ka pasur gjithmonë. Jo në pak raste ky është një mjet abuzimi dhe mënyrë për të marrë ryshfet nga drejtuesit e institucioneve, duke toleruar subjektet që më pas abuzojnë me çmimet e mallrave që u shesin institucioneve. Kjo praktikë është vënë re dhe në Bashkinë e Tiranës, sidomos në rastet kur bëhet fjalë për dezinfektimin e rrugëve apo për blerjen e mjeteve anticovid për punonjësit e saj. /gazetamapo.al