Çollaku: Tirana dhe Prishtina zyrtare të mos prishin bashkëpunimin e shqiptarëve në Maqedoni
Në një intervistë për RTV Ora, anëtari i kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollakutha se shqiptarët duhet të synojnë barazi me maqedonasit në Maqedoninë e Veriutdhe se ky duhet të jetë një prioritet i qeverisë së re.
Çollaku u shpreh se element interesat i marrëveshjes me LSDM-së dhe BDIishte lëshimi i postit të ministrit të jashtëm një shqiptari.
Kreshnik Çollaku: Ambicia është një barazi e shqiptarëve me maqedonasit. Kush ka udhëtuar në Maqedoni e di se zonat e populluara me shqiptarë janë zonat më të pazhvilluara, më të prekura nga emigracioni dhe ky është problemi që shqiptarët në qeveri duhet ta ndjekin me prioritet. Statusi im kishte të bënte me një dozë jorealist ku disa segmente afër pushtetit në Tiranë dhe Prishtinë e kanë cilësuar si një fitore historike kryeministrin shqiptar. Është patjetër sukses rritja e numrit të deputetëve shqiptarë në kuvend, po ashtu edhe kryetari i kuvendit. Por t’u thuash se kemi marrë 100 ditë kryeministrin dhe zv. Kryeministrin, kjo nuk është serioze, të fyen inteligjencën. Ka edhe Kosova një z. Kryeministër serb.
Ftesa ime është edhe karshi atyre që do të qeverisnin edhe shqiptarëve që do të jenë në opozitë, të cilët kanë pasur një sukses të panegociushëm. Unë do të kritikoja përpjekjen nga Tirana zyrtare dhe Prishtina për t’i ushqyer shqiptarët me diçka virtuale. Kryeministri shqiptar në Maqedoninë e Veriut ishte një synim shumë i mirë dhe mund të arrihet në të ardhmen. Shqiptarët duhet ta bëjnë të mundur duke gjetur urat e komunikimit. Një element që mua mu duke interesant ishte lëshimi i postit të ministrit të jashtëm një shqiptari. Zaev ka bërë një lëshim të detyruar nga mungesa e numrave që ka. Është arritur një sukses, por sfidat janë aty.
Çollaku shtoi se ka segmente të caktuara në Tiranë dhe Prishtinë që kanëndërhyrë për prishjen e klimës së bashkëpunimit mes faktorit politik shqiptar nëMaqedoni.
Kreshnik Çollaku: Ali Ahmeti ka përgjegjësi më të madhe se ka fituar më shumë vota. Një analisti, ai më i zëshmi i ndarjes së Kosovës dhe i këshillit të Ramës për vendime politike, godiste opozitën e Ziadin Selës që mjafton një zv. Kryeministër, unë nuk do të doja që Tirana zyrtare apo elementë nga Prishtina për interesa të ngushta të ndërhynin në prishjen e klimës së bashkëpunimit të shqiptarëve në Maqedoni. Mua ky analist nuk më la një shije të mirë dhe dihet që pasi del ai del edhe Rama. E fundit gjë që duhet të bëjë Ram është që të tentojë që të ndërhyjë që të rregullojë ujërat, se kudo ku ka ndërhyrë është prodhuar anësi dhe përçarje. Tirana zyrtare duhet të mbështesë shqiptarët kudo që ndodhen ata, por nuk duhet të zhvillojnë lojërat e veta në Prishtinë apo Shkup.
Intervistoi Xhoi Malësia, përgatiti A. Kurti