Kosova vijon betejën me Covid-19: Në 24 orë 6 viktima dhe 141 raste të reja
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2020, 15:33
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike tëKosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 6 viktimanga koronavirusi në vend.
Në bazë të 494 mostrave të testuara janëkonfirmuar edhe 141 raste të të infektuarve, ndërsa sëmundjen COVID-19 e kanëmundur 219 pacientë.
Me këto shifra, numri i përgjithshëm iviktimave ka arritur në 416, i të infektuarve në 11,686 ndërsa janë shëruar gjithsej7,562 persona. Aktualisht në Kosovë, ka 3,708 raste aktive me COVID-19.
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar iKosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore në Kosovë,aktualisht janë të shtrirë 544 pacientë, prej tyre 439 janë të infektuar mekoronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.