Thaçi mirëpret marrëveshjen për qeverinë e re në Maqedoni: Shqiptarët faktor stabiliteti në rajon

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka mirëpritur arritjen e marrëveshjen për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi shkruan se shqiptar janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në rajon.

Postimi i Thaçit në Facebook

”E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriun dhe në tërë rajonin tonë. HTH”