Liberalizimi i vizave për Kosovën, Gjermania pro Franca kundër

Presidenca gjermane e Bashkimit Evropian dhe Komisioni Europian mendojnë se Kosova i ka përmbushur kriteret për liberalizim të vizave dhe se liberalizimi duhet të ndodhë. Por, ende nuk kanë një përgjigje se kur mund të jetë në rend dite vendimi për këtë çështje në Këshillin e Bashkimit Europian.

Burimet diplomatike në Bruksel kanë thënë se Komisioni nëvjeshtë, kur do të nxjerrë paketën e zgjerimit dhe raportet vjetore tëprogresit për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, në to do të përfshijëedhe vlerësimin rreth përmbushjes së kritereve për liberalizim vizash nga ana eKosovës.

Në këtë moment pritet që Komisioni të përsërisë se Kosovavazhdon të përmbushë kriteret e nevojshme dhe se Komisioni e mban rekomandiminqë vizat të hiqen për udhëtimin e shtetasve të Kosovës në vendet e BE-së dhevendet tjera të zonës Shengen, të cilat nuk janë anëtare formale të BE-së siZvicra, Norvegjia, Islanda dhe Litenshtajni raporton Telegrafi.

Nga disa burime diplomatike është dëgjuar se disa shtete tëcilat hezitojnë të mbështesin liberalizimin e vizave për Kosovën, siç ështërasti me Francën kërkojnë një vlerësim të ri për të parë nëse Kosova vazhdont’i përmbushë kushtet apo jo. Këto vende kanë disa vërejtje në fushën esundimit të ligjit dhe disa shqetësime për numrin e azilkërkuesve nga Kosova, icili, ndonëse është i vogël, megjithatë ekziston, sidomos në Francë.

Parlamenti Evropian po ashtu vazhdon të mbështesëliberalizimin e vizave. Për më tepër, shumë deputetë të Parlamentit Evropian ijanë drejtuar Presidencës Gjermane që të vendosë në rend dite dhe të sigurojëqë edhe për qytetarët e Kosovës të hiqen vizat.

Pengesa e vetme për liberalizim vizash tash qëndron tevendet anëtare të BE-së të cilat, me shumicë të kualifikuar duhet të vendosinnë Këshill.

Burimet zyrtare nga Ministria e Jashtme Gjermane kanë thënëse Gjermania vlerëson përpjekjet e Kosovës në vitet e fundit në mënyrë që tëpërmbushen të gjitha kriteret, sidomos ato që kanë të bëjnë me luftën kundërkrimit të organizuar dhe korrupsionit. Por, të njëjtat burime rikujtojnë sevendimi për këtë duhet të merret në Këshill të Bashkimit Evropian.