Rritet bilanci i Covid-19 në Kosovë: 9 viktima dhe 162 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistruar edhe nëntë viktima, duke e çuar numrin total të të vdekurve me koronavirus në 425.

Ndërkohë, janë regjistruar edhe 162 raste të​ reja me koronavirus, pas marrjes së​ 470 mostrave.

Sipas të dhënave të këtij Instituti janë regjistruar edhe 122 raste që kanë mposhtur virusin, derisa raste aktive aktualisht janë 3,739.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 11,848 të prekur nga sëmundja Covid-19, që shkakton koronavirusi.