Kosovë: Vdes mjeku, ishte i infektuar me COVID-19
Një punonjës shëndetësor në Kosovë,Feti Hetemi, ka vdekur sot në orët e para të mëngjesit, pas infektimit meCOVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur familjarëte tij përmes një postimi në Facebook.
“Të nderuar familjarë, shokë dhe miq, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot në orët e para të mëngjesit ka ndërruar jetë më i dashuri i ynë Dr.Feti Hetemi. Doki, edhe pse u sfidua në jetë nga shumë stuhi të natyrave të ndryshme dhe i përballoi ato kryelartë, sot ka humbur betejën me sëmundjen Covid-19. Ndjehemi të trishtuar nga kjo humbje, por më shumë se krenar që e patëm. Lamtumirë Dok, burrë fisnik që me shumë mund dhe sakrificë arrite në piedestalet e humanitetit dhe çështjes kombëtare, duke mos pushuar për asnjë moment me shpirtin tKosovë: Vdes mjeku, ishte i infektuar me COVID-19ënd luftarak për të mposhtur padrejtësitë. Varrimi do të bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit të Vitisë, duke i respektuar masat e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.
Në nivel vendi deri tani janëinfektuar 11686 persona me COVID-19, 7562 janë shëruar kurse kanë vdekur416.Kosovë: Vdes mjeku, ishte i infektuar me COVID-19