Andoni: Gjykimi ndaj Thaçit do vendosë fatin e bisedimeve Kosovë-Serbi më 2 shtator
Më 2 shtator do të jetë takimi i rradhës ndërmjetpërfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.
Për analisitn Ben Andoni, mënyra se si do të veprojë Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi, do të vendosë shumë edhe për fatin e këtyre bisedimeve.
Ben Andoni: ''Ne nuk kemi një artikulim të asaj që do të diskutohet më 2 shtator. Përveç asaj që Hoti pretendon se do jetë thjesht bisedim për probleme ekonomike, asgjë tjetër. Në fakt, Kosova me Serbinë, ka një disakordancë shumë të madhe. Bisedimet e vitit 2011, filluan si teknike dhe disa vite më pas të dyja palët thanë se ishin bisedime politike. Tani po ndodh e kundërta. Thonë që do shkohet në problemet ekonomike. Në një farë mënyrë është e pranaueshme. Çfarë do përfaqësojë Kosova atje? Unë mendoj që ky zhvillimi i 26 gushtit për aktakuzat ndaj Hashim Thaçit, dhe mënyra se di do të veprojë Gjykata, do vendosë shumë edhe për bisedmiet Kosovë-Serbi.''
I ftuar në 'RTV Ora', Andoni tha se bisedimet do jenëtë vështira.
Ben Andoni: ''Problem i madh tani në Kosovë është momenti i unifikimi të qëndrimit dhe mbështejtres ndaj grupit që të përfaqësojë Kosovën. Deri më tani Hoti është një teknokrat i mirë. Besoj se qeveria e tij do të ketë jetë pak më të gjatë se ekzekutivi i kohëve të mëparshme. Problemi i madh është që ai dhe Skënder Hyseni, e kanë shumë të vështirë me ekipin komëtar serb. E para vjen nga përballja protokollare. Serbët duan që në përfaqësinë e Kosovës veç Vuznovës të jetë Kosovo dhe Metohia, ndërsa për kosovarët kjo është e papranueshme. Bisedimet do jenë prapë të vështira.''
Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti përonline Renato Çaushi.