Nuk ka kryeministër shqiptar, Zoran Zaev kreu i qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë Veriore u arrit marrëveshja për qeverinë e re. Krerët e LSDM-së dhe BDI-së, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti prezantuan marrëveshjen por jo ndarjen e posteve ministrore. Zaevi do të mbajë postin e kryeministrit për një mandat të plotë katërvjeçar ndërsa Talat Xhaferi i BDI-së do të vazhdojë të mbajë postin e kryetarit të Parlamentit.
Lidhja Social-Demokrate dhe BashkimiDemokratik për Integrim njoftuan arritjen e marrëveshjes për formimin eqeverisë së re të Maqedonisë së Veriut. Marrëveshje u bë e ditur nga krerët edy partive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti. Kreu i LSDM-së, Zaev tha se ai do tëjetë kryeministër me një mandat të plotë katërvjeçar, duke saktësuar se ky postnuk do të ndahet me rrotacion me BDI-në.
Dy liderët nuk prezantuan planet e tyre përndarjen e posteve qeveritare. Por, Zaev njoftoi se kryetar i kuvendit do tëvazhdojë të jetë Talat Xhaferi nga BDI-ja. Gjithashtu jo zyrtarisht mësohet seBDI-ja do të mbajë postin e ministrit të Brendshëm, Financave, atë tëMinistrisë për Sistemin Politik dhe Marrëdhënie Ndëretnike, Ministrinë eMbrojtjes, Ministrinë e Administratës dhe të Shoqërisë Informatike dheMinistrinë e Pushtetit Lokal.
“Lufta kundër koronavirusit do të jetë prioritet i punës së qeverisë, sikurse edhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Jemi pajtuar për forcimin e sistemit të drejtësisë, hetimin e pasurisë së funksionarëve dhe të kaluarën e tyre”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.
Sa i përket postit të kryeministrit, kryetarii BDI-së, Ali Ahmeti nuk iu përgjigj pyetjes së gazetarëve se si do taarsyetojë heqjen dorë nga kjo kërkesë me të cilën udhëhoqi fushatën zgjedhore.
“Ky vendim që është marrë të martën, pritej nga të gjithë qytetarët e vendit dhe partnerët ndërkombëtarë për vazhdimin e proceseve integrues”, deklaroi Ahmeti.
Në zgjedhjet e 15 korrikut, LSDM-ja e ZoranZaevit fitoi 46 mandate në kuvend ndërsa BDI-ja 15.