Hoti rikthehet në zyrë: Ka ende qytetarë që nuk besojnë se Covid-19 ekziston, kjo është shqetësuese

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ështërikthyer detyrës në zyrën e tij, pas dy javësh kurim ndaj Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti shkruanse qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë masat.

Por, ai thekson faktin se ka ende njerëz tëcilët besojnë se virusi nuk ekziston, dhe se kjo sipas tij është shqetësuese.

Postimi i kryeministrit Hoti në Facebook

Pas dy javësh trajtimi mjekësor dhe në izolim, sot u jam kthyer detyrave në zyrë i shëruar plotësisht nga Covid-19.

Bashkëndjej dhe u dëshiroj shërim të shpejtë të gjithë të prekurve. Shfrytëzoj rastin që t’ju bëj thirrje sërish, të jemi të kujdesshëm dhe të respektojmë në përpikëri masat për mbrojtje nga COVID-19. Ka ende qytetarë që nuk besojnë se virusi ekziston dhe kjo është shqetësuese.

Numri i rasteve me të infektuar dhe viktima vazhdon të jetë i lartë, prandaj derisa të zbulohet vaksina, ne duhet të tregojmë kujdes të shtuar.

Bashkë me kabinetin, jemi të vendosur më shumë se kurrë që ta shtyjmë përpara agjendën e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe t’u qëndrojmë pranë qytetarëve e bizneseve në ballafaqimin me pasojat e shkaktuara nga pandemia.