Kosovë: 9 viktima nga Covid-19 dhe 129 raste të reja

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike nëKosovë (IKSHPK), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19, kanëvdekur 9 persona.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm iviktimave ka arritur në 410.

Rastet e para me koronavirusin e ri në Kosovëjanë paraqitur në muajin mars.

IKSHPK ka njoftuar se nga testimi i 449mostrave, pozitivë në koronavirus janë konfirmuar 129 raste, duke e çuar numrine përgjithshëm të të infektuave në 11.545.

Të shëruar gjatë 24 orëve janë konfirmuar 152pacientë. Deri më tani, nga trajtimi që kanë marrë në institucionetshëndetësore janë shëruar 7.343 persona.

Raste aktive aktualisht janë 3.792.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar iKosovës (SHSKUK) ka njoftuar se në institucionet publike shëndetësore nëKosovë, aktualisht janë të shtrirë 573 pacientë, prej tyre 441 janë tëinfektuar me koronavirus dhe po trajtohen në klinika dhe spitale.

Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se18 pacientë janë në respiratorë, 22 janë duke u trajtuar me makinat efrymëmarrjes, CPAP, derisa 372 të tjerë janë me oksigjenoterapi.