Qeveria e re në Maqedoni, Andoni: Nuk do ketë kryeministër shqiptar por do marrin më shumë poste
Bashkimi Demokratik për Integrim është pranë marrëveshjes me partinë e Zoran Zaev Lidhja Social-Demokrate, për formimin e qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.
Për analistin Ben Andoni, shqiptarët në këtë moment dotë tërhiqen nga teza për të pasur postin e kryeministrit.
I ftuar në ''RTV Ora'', Andoni tha se interesi më imadh i shqiptarëve tashmë është formimi i qeverisë.
Ben Andoni: ''Mendoj se shqiptarët në këtë moment do të tërhiqen prej tezës për kryeministër shqiptar. Jo se nuk ka ardhur koha, jo se shqiptarët nuk e përballojnë si post. Për shqiptarët interesi më i madh në këtë moment është krijimi i një qeverie. Teza e Ahmetit, në një farë mënyre e hedhur shumë lart, është pozitive sepse nuk tregon thjesht urinë e shqiptarëve për të treguar staturën e tyre, por tregon kujdesin e shqiptarëve, që të tregojnë se janë komunitet si maqedonasit, të cilët janë të interesuar për fatet e vendit.''
Sipas Andonit, takimi i nesërm i Zoran Zaev me kreun eBDI Ali Ahmeti, do të jetë më konkret, dhe se shqiptarët do të befasojnë sërishme postet që do të marrin.
Ben Andoni: ''Besoj se shqiptarët do marrin më shumë poste në strukturat maqedonase. Deri më tani biseda është bërë në planin gjeneralisht. Shqiptarët kanë ofruar të gjithë mbështetjen e tyre për angazhimin e Maqedonisë në NATO, për marrëveshjen e Ohrit, për emrin dhe për gjithçka tjetër. Këto janë gjëra realiste. Në fakt, gjëja që u intereson shqiptarëve, është që faktori shqiptar të jetë përcjellë më i mirë në Maqedoni. Por, shqiptarët në Maqedoni vijojnë të kenë probleme. Besoj se në takimin e nesërm të Zaev me Ahmetin, do flitet me rend më kokret. Besoj se shqiptarët do jenë sërish befasues me postet që do marrin por vetëm këtu.''
Andoni u shpreh se edhe në këto zgjedhje, faktorishqiptar ishte i përçarë.
Ben Andoni: ''Jemi koshient që faktori shqiptar në këto zgjedhje u tregua i përçarë. Ali Ahmeti ka gabimet e veta shumë të mëdha për këtë. Tryezat gjithmonë duhet të kenë hapa të mëparshëm. Por, hapat e mëparshëm të Ahmetit dhe përgatitjet për fushatën zgjedhore kanë qenë disi agresive, në raport me partitë e tjera shqiptare. Kjo tregon edhe vetëbesimin shumë të madh të BDI dhe të strukturave të saj. Në zgjedhjet e fundit, kjo forcë politike ka filluar të reshti. Ajo teza vërtet na konvenon shumë, por në fakt ishte plumbi i fundit për tu treguar shqiptarëve, se mund të mbrojë statusin e shqiptarëve në këtë rang.''
Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti përonline Renato Çaushi.