Pakti historik, tre ministra të jashtëm shqiptarë në Ballkan
Pas rinovimit të marrëveshjes për qeverisje, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti në Maqedoninë e Veriut do zyrtarizojnë sot partnerinetin me organet e partive. Mediet raportojnë se pushteti ministror favorizon partinë shqiptare.
Partia "Lidhja Socialdemokrate" dhe"Bashkimi Demokratik për Integrim" arritën të martën paktin përqeverisjen së bashku të Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja u bë e ditur nga liderët e dypartive, Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti, dhe pritet të konfirmohet sot nga organetpartiake.
BDI-ja ka paralajmëruar një mbledhje të përgjithshmenë orën 18 ndërsa seanca në selinë e LSDM-së, pritet dy orë më pas.
Ish-kryeministri Zaev deklaroi se ai do tëjetë në krye të qeverisë me mandat të plotë katërvjeçar, duke mohuar zërat përrotacion me BDI-në, por kjo e fundit arriti të fitojë të drejtën që për herë tëparë një shqiptar të udhëheqë kabinetin në 100 ditët e fundit të mandatit.
Për sa i përket dikastereve ministrore, dyaleatët nuk e kanë publikuar ende zyrtarisht ndarjen e posteve, por në medietlokale kanë nisur të qarkullojnë emrat e parë.
Sipas gazetës vendore, "Koha",BDI-ja do të ketë Artan Grubin si zëvendëskryeministër të parë dhe ministër përSistem Politik; diplomacia do i besohet Bujar Osmanit; Fatmir Besimi do marrëMinistrinë e Financave; Kreshnik Bekteshi, Ekonominë; dhe partisë shqiptare doi takojnë edhe Ministritë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe ajo eShoqërisë Informatike.
Nga radhët e LSDM-së, përveç kryeministritZaev, partia më e madhe në vend do drejtojë dikasterin e Punëve të Brendshme menë krye shefin në detyrë të qeverisë, Oliver Spasovskin; do mbajë Ministritë eMbrojtjes, të Drejtësisë, të Arsimit, të Punës dhe Politikës Sociale.
Lëvizja "BESA" e Bilal Kasamit sipjesë e koalicionit do të ketë një post ministror, dy poste zëvendësministrashsi edhe një drejtimin e disa drejtorive dhe agjencive shtetërore.
Jozyrtarisht mësohet se sekretari i përgjithshëmi partisë, Arjanit Hoxha, do të jetë ministër i ardhshëm i Bujqësisë.
Partneritetit për qeverisje do i bashkohetedhe Menduh Thaçi i Partisë Demokratike, që me mandatin e vet e çon në 62numrin e deputetëve të shumicës nga 120 në total.
Kabineti i ri ende nuk ka marrë konfirmimindhe njëherazi me programin politik do i nënshtrohet votëbesimit në parlamentbrenda ditës së premte.
Talat Xhaferi, ndërkaq, do vazhdojë të kryesojëKuvendin edhe për një mandat tjetër.
Kandidati për kryeministër, Zaev, ka deklaruarse lufta kundër koronavirusit do të jetë prioritet i punës së qeverisë, sikurseedhe standardi ekonomik, rritja e pagave, lufta kundër krimit të organizuar dhekorrupsionit dhe forcimi i sistemit të drejtësisë përgjatë katër viteve tëardhshme.