Test i detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë në Maqedoninë e Veriut

Mëngjesin e sotëm (19 gusht), Komisioni përSëmundje Infektive në Maqedoninë e Veriut, mori vendim për prezantimin e njëtesti të detyrueshëm PCR për udhëtarët nga Kosova që kalojnë transit në vend.

Lajmin e bëri të ditur Ministri i ShëndetësiseVenko Filipçe, përmes një postimi në Facebook.

“Pasagjerët në tranzit duhet të tregojnë një test PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë”, shkruan Filipçe.

 Propozimi do t’i paraqitet qeverisë gjatë ditës së sotme për vendimin final.