Kosovë, viti akademik më 1 tetor, shtyrja e provimit, studentët e rinj do nisin vitin me muaj vonesë
Rektorët eshtatë universiteteve publike në Kosovë kanë vendosur që viti i ri akademik përstudentët të nisë më 1 tetor. Për shkak të pandemisë, leksionet dhe testimet dotë zhvillohen si fizikisht edhe nga interneti.
Kosova pritet të nisë vitin e ri akademik më 1 tetor,ndonëse me format të ndërthurur mes atij fizik dhe virtual në kushtet epandemisë së koronavirusit.
Pas konferencës së përbashkët, rektorët e 7universiteteve publike në vend njoftuan të martën se provimet për studentët dotë mbahen në ambientet e fakulteteve, ndërsa leksionet, konsultimet dheseminaret do të zhvillohen nga interneti.
Në të gjitha rastet, universitetet publike do tërespektojnë masat kundër kovidit-19, thuhet në komunikatën e universitetevekosovare, por bëhet e ditur se për shkak të shtyrjes së datës së provimit tëmaturës në fundin e muajit gusht, mësimi për studentët e vitit të parë do tëfillojë me 1 deri 2 muaj vonesë, pa cenuar më tej rrjedhën e procesit mësimor.
Në Kosovë, nga 13 marsi, kur u raportuan rastet epara, më shumë se 11 mijë persona janë diagnostikuar si bartës të koronavirusitdhe mbi 410 qytetarë nuk i kanë mbijetuar infeksionit.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar mëparë se hapja e institucioneve të tjera shkollore do të varet nga situataepidemiologjike.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe InstitutiKombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë po përgatitin udhëzuesin për mënyrëne organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori.
Shkollat e mesme në vend hapën të hënën konkursin përpranimin e nxënësve brenda 21 gushtit.
Ndonëse kishin maska, në radhët me nxënës u vu re sejo gjithmonë respektohej masa e mbajtjes së distancës si një rekomandim për tëpenguar përhapjen e pandemisë së kovidit-19.
Në institucionet parashkollore, ndërkaq, frika e infektimitvazhdon t'i bëjë prindërit hezitues për t'i çuar fëmijët e tyre.
Komuna e Prishtinës ka publikuar një protokoll përhapjen e kopshteve publike dhe me bazë në komunitet, ndërsa Inspektorati iArsimit informon se shumica e çerdheve publike dhe private në vend ende nukjanë hapur.