Bizneset e vogla dhe të mesme, Ceko: Nëse kriza vazhdon dhe për 1 muaj e gjysmë, kalojnë në recesion

Ekonomia në vend vijon të përballet me vështirësi të shkaktuara ngapandemia Covid-19, ku më të goduturat janë bizneset e vogla dhe të mesme.

Për ekonomistin Enriko Ceko, këto kategori biznesesh, nuk kanë shumëlikuiditete.

Enriko Ceko: ''Në Shqipëri, pjesa më e madhe e subjekteve private janë të karakterit mirkondërmarrje. 97% e të gjithë subjekteve të vogla e të mesme në vend janë mikrondërmarrje të vogla e të mesme. Shumë pak kanë ndërmarrje të mëdha. Karakteristika kryesore e mikrondërmarrjeve të vogla e të mesme, është se nuk kanë shumë likuiditete. Maksimumi që mund të ketë një biznes i vogël likuiditet në gjendje, është 3-6 muaj.''

I ftuar në ''RTV Ora'', ai tha se se ndodhemi në një shok, ekonomik, e nëse kjo gjendje vazhdon për rreth 1 muaj e gjysmë, këto bizense të këtij lloji do të kalojnë në recesion.

Enriko Ceko: ''Edhe para pandemisë dhe tërmetit të nëntorit 2019, firmat shqiptare të kësaj natyre kanë pasur edhe shumë më pak likuiditete, në aspektin e kohës për të patur likuiditete. Ne e filluam më 15 mars karantinën. Tani jemi në fund të korrikut, janë 4 muaj, edhe gjysma e një muaji. Nëse do t'i referohemi terminologjisë Ne jemi në shok ekonomik në formë u-je. Nëse kjo vazhdon do jemi në shok ekonomik në formë l-je. Nëse vazhon kjo gjende edhe 1 muaj e gjysëm, atëherë këto suvjekte do të kalojnë në recesion.''

Intervistoi në studio Xhoi Malësia, përgatiti për online Renato Çaushi.