Sikur Covid-19 të paraqitej me shenja si sëmundjet e tjera ekzantematike

Në datën 1 korrik do të vendosja në faqen time njëstatus me këtë titull nga i cili po marrë disa fragmente!

Coronavirusi, mijëra shenja të sëmundjes që nuk lëshenja!
Prerje nga maska në fytyrë, cikatriçe të krijuara nga orë dhe ditë tëstërgjatura të përdorimit të tyre, irritime të fytyrës, lodhje, stres, ankth mekohë të pa përcaktuar.

Këto janë shenjat që i referohen një ngjarje, njëgjëje ose personave real në frontin e luftës me sëmundjen Covid-19.

Coronavirusi nuk shfaqet me shenja që vihen re, nuk leshenja të dukshme në trup si ndodh me murtajën, apo sëmundje të tjeraekzantemike, ai shkakton dëmtime në mushkëri, të cilat sytë nuk i shohin dot.

Por të gjithë kanë parë fotot e arkivoleve tëgrumbulluara në dhomat e morgut të spitaleve, apo radhët e kamionëve mearkivolë dhe askush nuk mund ti harrojë ato.

Po sikur ky virus të linte shenja të dukshme si Murtaja, Lia, Rubeola Fruthi si do të silleshim?

A do tu afroheshim njerëzve të infektuar me Covid-19? A do ta përdornim maskën dhe distancën?

Sigurisht që po, do të zbatonim dhe do të dëbonim këdome shenja të dukshme, ndoshta edhe me mënyra shumë agresive!

Nëse duam të kujtohemi se çfarë rrezikojmë, atëherëvendosni një imazh të një skaneri pulmonar ku të doni, në zyrë, në banesë, nëpunë dhe kujtohuni se çfarë mund t’iu shkaktoj kjo sëmundje!

Çfarë kanë shkaktuar këto sëmundje njerëzimit nëhistorinë humane duhet ta kujtojmë gjithmonë, në çdo moment!

Këto fotografi tregojnë se dëmtimi është i njëjtë.Covid-19 dëmton si sëmundjet infektive me shfaqje ekzantemike të dukshme,shkakton të njëjtat dëmtime të organeve të brendshme si ato, rrezikon jetënnjësoj si këto sëmundje!

Gjithçka do të shkojë mirë. Çdo epidemi, çdo pandemiqë ka kaluar njerëzimi ka pasur një fillim dhe një fund. E njëjta gjë do tëndodhi edhe me këtë virus.

Është në dorën tënde, është në dorën tonë e ardhmja,jeta, familja, shoqëria. Mbro jetën, mbro familjen, mbro prindërit, mbrogjyshërit, mbro fëmijët, mbro shoqërinë!

Beso profesionistët dhe institucionet, nuk ka teorikonspirative, nuk ka çip, nuk ka 5G! Ka coronavirus që të shkakton sëmundjen Covid-19,ka parandalim, ka shërim, ka vdekje nga kjo sëmundje!

Bëj atë që varet nga ty: 1. Përdor maskën në ambientet e mbyllura
2. Zbato rregullat e higjienës, 3. Mbaj distancim fizik. 4. Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla 5. Përqafo jetën 6. Së bashku do ja dalim 7. Konsideroje Covid-19 si sëmundjet infektive me dëmtime të jashtme për të kuptuar çfarë ndodh brenda organizmit!