Njerëzi që pësojnë sulm në zemër mund të vdesin për shkak të frikës nga koronavirusi

Mjekët kanë të drejtë të shqetësohen për njerëzit meprobleme të zemrës sepse po shmangin problemet që kanë për shkak të Covid-19,ka gjetur një studim i ri i botuar të premten.

Ky studim ka siguruar prova që njerëzit me simptomaakute të sulmit të zemrës, nuk po shkojnë më në urgjencë dhe si rezultat disaprej tyre edhe mund të kenë vdekur.

Studiuesit nga sistemi Providence Heart Institute meqendër në veri-perëndim të SHBA, studiuan të dhënat e më shumë se 15,000pacientëve nga sulmi në zemër nga 30 dhjetori deri në 16 maj të këtij viti.

Ata gjetën "ndryshime të rëndësishme" nëshkallën e shtrimit në spital të sulmit në zemër. Pacientët gjithashtu u bënëmë keq gjatë përiudhës së hershme dhe të mëvonshme të pandemisë, raportuan atanë këtë studim të botuar në revistën mjekësore JAMA Cardiology.

Pacientët që kanë pësuar sulmi në zemër duket sekishin më shumë se dy herë të ngjarë të vdisnin.

Nga 23 shkurti dhe më tutje, është ulur numri ipersonave me sëmundje të zemrës nëpër spitale.

Edhe acientët që ishin shtruar në spital për njësulm në zemër gjatë pandemisë, kaluan më pak kohë në spital sesa parapandemisë. Kjo ka ndodhur sepse spitalet donin të mbanin shtretër të lirë nërast se ato do të ishin të nevojshme për pacientët Covid-19, thanë studiuesit.

Pacientët gjithashtu kishin më shumë të ngjarë tëdërgoheshin nga spitali në shtëpi dhe jo të dërgoheshin në një qendërrehabilitimi. Kjo mund të ketë qenë shqetësuese për rrezikun e ekspozimit ndajkoronavirusit në ato ambiente.

Gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit ka njërritje të konsiderueshme të vdekjeve të pacientëve që pësuan një lloj sulmi mëtë rëndë në zemër të quajtur STEMI. Kjo ndodh kur njëra prej arterievebllokohet dhe gjaku dhe oksigjeni nuk mund të arrijnë në zemër.

Numri i njerëzve që vdiqën nga këto sulme të rëndanë zemër ishte edhe më e madhe gjatë pjesës së mëvonshme të pandemisë, zbuloistudimi.

"Në krahasim me periudhën e mëparshme të COVID-19, pacientët me STEMI kishin një rrezik statistikisht më të madh të vdekshmërisë gjatë periudhës së mëvonshme të COVID-19", kanë shkruar ata. /Marrë nga CNN