Studim: A e bën sëmundja e mishrave të dhëmbëve koronavirusin më vdekjeprurës?

Shkencëtarët kanë zbuluar një lidhje midis infeksionit tëkoronavirusit  dhe sëmundjes së mishravetë dhëmbëve, në një studim të ri të botuar të enjten.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve ka mjaft lidhje me sëmundjene zemrës dhe sëmundjen kronike të mushkërive, që i vënë njerëzit në rrezik përt'u sëmurë rëndë nga COVID-19.

Studiuesit në Kaliforni dhe Brazil zbuluan gjatë njëpërmbledhje të studimeve, se pacientët me COVID-19, me nivele të larta të njëproteine ​​imunitare inflamatore, të quajtur interleukin-6 (IL-6), që vuaninnga sëmundja e mishrave të dhëmbëve, kishin shumë më shumë gjasa të përfundoninnë ventilator për t’u mbajtur të gjallë.

Zbulimi më domethënës erdhi nga një punim gjerman, botuar nëprill.

Ai zbuloi se pacientët me COVID-19 të cilët kishin nivele tëlarta të IL-6 (mbi 80 picograms për mililitër) kishin shumë më shumë të ngjarëtë zhvillonin sindromën e shqetësimit të frymëmarrjes dhe të përfundonin nëspital.

Dr Shervin Maloyem, një kirurg dentar në Los Angeles,California, beson se shumë pacientë me këto nivele të larta të IL-6, tashmëkishin sëmundje të mishit të dhëmbëve kur infektoheshin nga koronavirusi.

Sëmundja e mishrave të dhëmbëve shkaktohet nga bakteret qëdepërtojnë në mishrat e dhëmbëve. Në një përpjekje për të luftuar virusin,trupi rrit prodhimin e qelizave të ndryshme imune, përfshirë IL-6.

Ata që janë gjenetikisht të prirur për të patur nivele më tëlarta të proteinave, janë gjithashtu në rrezik më të madh për sëmundje kroniketë mishrave.

“IL-6 është një ngaato më të këqijat,” tha Dr Maloyem për DailyMail.com.

“Ndikon nëshkatërrimin e kockave, shkatërrimin e indeve dhe kur shkon në enët e gjakut,bën që gjaku të mos hollohet aq shumë,  gjëqë mund të kontribuojë në presionin e lartë të gjakut dhe një zemër tëmbingarkuar”.

Specialistët e zemrës kanë pranuar prej kohësh se sëmundja emishrave të dhëmbëve është një faktor rreziku dhe mund të ndihmojë nëparashikimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

IL-6 i përket një grupi qelizash imune të quajtur citokina dheshpesh është vdekjeprurëse për pacientët me koronavirus të sëmurë rëndë.

Dhe Dr Maloyem thotë se IL-6 që deperton në mishrat edhëmbëve për të luftuar bakteret, mund të udhëtojë përmes rrjedhës së gjakut dukeshkaktuar inflamacion të lartë në mushkëri.

Nivelet e IL-6 janë gjithashtu të larta në njerëzit që janëobezë, diabetikë, të moshuar ose kanë sëmundje kardiovaskulare, të gjithagrupet që konsiderohen me rrezik të lartë për koronavirus.

Studimi i Dr Maloyem nuk ekzaminoi drejtpërdrejt efektet esëmundjes së mishrave të dhëmbëve ose trajtimin e tij në shkallët e infeksionittë koronavirusit ose vdekjes, por ai thotë se adresimi i çështjes parodontalemund të ulë rreziqet.

"Duke bërë njëpastrim të thellë të dhëmbëve, pacientët do të ulin nivelin e tyre të IL-6 merreth pesë pikogramë për mililitër," tha ai.

Pra natyrisht, higjena e mirë e dhëmbëve nuk mund të dëmtojë dhe mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të IL-6 të ulëta duke parandaluar sëmundjen e mishrave të dhëmbëve. /Marrë nga Daily Mail