Kimioterapia te pacientët me kancer gjatë infektimit nga koronavirus nuk përbën rrezik

Sipas një studimi të bërë rezultoi se vazhdimi i kimioterapisë dhe  trajtimi i imunoterapisë për personat të cilët janë të infektuar me koronavirus nuk  përbën ndonjë rrezik për jetën e tyre raporton BBC.

Gjithashtu në raportin e publikuar është rekomanduar të bëhetnjë hulumtim i mëtejshëm në lidhje me ilaçin hidroksilklorik, i cili mesa duketndikoi pozitivisht tek disa pacientë.

Mbi 890 pacientë të diagnostifikuar me kancer në Mbretërinëe Bashkuar, Spanjë, Itali dhe Gjermani ndihmuan për të kuptuar se kush është mëi rrezikuar nga koronavirusi.

Pacientët me kancer të gjirit kishin gjysmëm e nivelit tëvdekjes së pacientëve të tjerë.

Studiuesit e Iperial College në Londër të cilët drejtuan dhestudimin përfshinë 19 spitale të ndryshme në të gjithë Europën.

Dr David Pinato, nga departamenti i kirurgjisë dhe kanceritnë Imperial College London tha se trajtimet e tilla si komioterapia dheimunoterapia nuk rrisin rrezikun e vdekshmërisë tek pacientët e infektuar meCovid-19.

"Kjo do të thotë që në shumë raste trajtimi i kanceritmund të jetë i sigurt për t'u aplikuar gjatë pandemisë, në varësi të rrethanaveindividuale të një pacienti dhe faktorëve të rrezikut."- tha Pinato.