Studim: Asimptomatikët me Covid-19, përmbajnë po aq virus sa simptomatikët
Pacientët me Covid-19 që nuk tregojnë simptoma mundtë kenë sasi të ngjashme të koronavirusit në trupat e tyre si ata që shfaqinsimptoma, sipas një studimi të ri nga Koreja e Jugut. Kjo sugjeron se ata mundtë përhapnin virusin tek të tjerët.
Studimi i botuar në revistën JAMA Interior Medicinetë enjten, përfshin të dhëna për 303 pacientë me Covid-19 që ishin në izolim nëmuajin mars në Korenë e Jugut. Pacientët kishin një moshë mesatare 25 vjeç.
Në mesin e atyre pacientëve, 193 prej tyre ose63.7%, kishin simptoma në kohën eizolimit, sipas studimit. Ndërsa, 110 pacientë të tjerë nuk kishin shfaqur simptoma.
Vetëm 19.1% e këtyre pacientëve asimptomatikë filluantë kishin simptoma gjatë izolimit në krahasim me 80.9% të cilët mbetënasimptomatikë gjatë një mesatare prej 24 ditësh.
Nga secili pacient u morën mostra në hundë dhe nëfyt. Pastaj studiuesit analizuan këto mostra dhe ekzaminuan materialin gjenetikviral të quajtur RNA, duke parë nga afër ngarkesat virale të pacientëve, tëcilat i referohen sasisë së virusit që një person ka brenda tyre.
Studimi zbuloi se ngarkesa virale në pacientëtasimptomatikë, pra tek ata që nuk shfaqnin simptoma, ishte e ngjashme me atë tëpacientëve që shfaqnin simptoma.
Studiuesit zbuluan se ngarkesa virale tek pacientëtasimptomatikë nga koha e diagnostikimit të tyre deri në shërim, ka tendencë tëulet më ngadalë sesa tek pacientët simptomatikë.
Studimi kishte disa kufizime, duke përfshirë nevojwnpwr më shumë hulumtime për të përcaktuar nëse kjo gjetje është e saktë apo jo.
"Ngarkesae lartë virale që kemi vërejtur tek pacientët asimptomatikë ngre një mundësi tëveçantë të një rreziku për transmetim”, shkruajnë studiuesit.
Disa hulumtime më parë kanë sugjeruar që"transmetimi i heshtur", përhapja e virusit nga dikush pa simptoma tëdukshme, mund të jetë përgjegjës për gjysmën e të gjitha rasteve tëkoronavirusit në Shtetet e Bashkuara.
Transmetimi përmes personave pa simptoma, ose gjatëdisa ditëve para shfaqjes së simptomave, mund të jetë një shtytës kryesore epërhapjes së Covid-19, sipas një studimi të mëparshëm të botuar në korrik nëProcedimet e Akademisë Kombëtare të Shkencave.
Të hënën, eksperti më i lartë i sëmundjes infektive në SHBA,Dr. Anthony Fauci, tha që transmetimi asimptomatik është një faktor shtytës në përhapjene komunitetit.